RRETH KOMPANISË
Mamusha Komerc është kompani e njohur që prej vitit 1992, e specializuar në shitjen e pjesëve të kamionëve dhe automjetëve të tjera të rënda. Nga fillimi i saj si një biznes i vogël me vetëm 3 punonjës, kompania ka shënuar një rrugëtim të vazhdueshëm të rritjes dhe zhvillimit.
Me kalimin e kohës, Mamusha Komerc ka zgjeruar gamën e saj të produkteve dhe tani ofron pjesë të markave të njohura si Mercedes, Man, Scania, Daf, Volvo, Iveco, Magirus dhe Liebherr. Duke bashkëpunuar me partnerët e saj të besuar, kompania jonë siguron pjesë të cilësisë së lartë dhe në përputhje me standardet e prodhuesve të automjeteve të mëdha.
Gjendja e stokut është në vazhdimësi e monitoruar dhe e aktualizuar për të siguruar disponueshmërinë e duhur për klientët.
Puna e përkushtuar e ekipit të Mamusha Komerc është një faktor kyç i suksesit të vazhdueshëm. Tani, kompania jonë ka mbi 20 punëtorë, të gjithë anëtarët e ekipit janë të kualifikuar dhe të përkushtuar në ofrimin e shërbimit më të mirë ndaj klientëve.
Bayram Aydin